Një vajzë e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës është zhdukur që nga data 6 shkurt i këtij viti.
PK bën të ditur se, një familjar i të miturës ka paraqitur rastin në Polici.
“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se motra e saj e mitur femër K/Shqiptare, nga datë 06.02.2019, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti është nën hetime, transmeton Telegrafi.