Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Klinë.
Policia njofton se rastin e ka paraqitur babai i vajzës, transmeton Telegrafi.
“Klinë 15.08.2024 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthye më”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Policia edhe gjatë ditëve të kaluara ka raportuar për disa raste ku janë zhdukur disa persona nga qytete të ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/