Një vajzë e mitur është zhdukur gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Dje një vajzë pasi ka shkuar në shkollë, ka mbajtur dy orë dhe është larguar në drejtim të panjohur sipas raportimit te babait të saj në Polici. Vajza është e moshës 14 vjeçare”, tha Osmanollaj.
Osmanollaj tha se Policia janë në kërkim të vajzës./Telegrafi/