Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e Shqipërisë është raportuar e zhdukur.
Rasti është raportuar të hënën.
“Më 14.05.2024 një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Pas konsultimit me prokurorin rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Telegrafi/