Site icon Telegrafi

Zhduket një person në veri të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një person është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer më.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 04.03.2023 rreth orës 17:30, në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit rasti është duke u hetuar.

“Me 06.03.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version