Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë dhe një tjetër në Gjilan.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti në Prishtinë është në procedurë hetimore.
“Prishtinë 30.09.2024, 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.
Rasti tjetër i zhdukjes së një personi ka ndodhur në Gjilan.
“Gjilan. 01.10.2024-13:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/