Një person kishte shkuar në punë të mërkurën, në Fushë Kosovë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi e tij në fshatin Guriq, në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, babai i tij e ka njoftuar enjten policinë në Malishevë.
Siç thuhet në raport, babai i tij ka deklaruar se djali është me terapi mjekësore për shkak të depresionit.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 27.08.2020 ka njoftuar se djalli i tij me datën 26.08.2020 kishte shkuar në punë në Fushë Kosovë dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit viktima është me terapi mjekësore për shkak të depresionit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/