Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 05.09.2020 (e shtunë) në lagjen Malësia, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.
“Më 07.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/