Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 06 shtator rreth orës 01:00, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/