Site icon Telegrafi

Zhduket një person në Gjilan, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 08:00 në rrugën “Niket Dardani”, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

Me 29.07.2024 një femër kosovare  ka raportuar se me datën e lart-cekur,  djali i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe  nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version