Telegrafi

Zhduket një person në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.07.2023 rreth orës 19:30, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/