Është zhdukur një person në Gjakovë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë rastin e ka raportuar nëna e tij dhe sipas saj, i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike.
Ky person ka dalë nga shtëpia e tij më 21.10.2022 dhe nuk është kthyer ende. me ç’rast nuk i dihet as vendi i ndodhjës së tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar”, bënë të ditur policia./Telegrafi/