Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur.
Rasti është raportuar të enjten në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet djali i tij”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/