Një person ka raportuar se djali i tij i moshës së mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 më 20.03.2025 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i ti i moshës së mitur ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/