Një person ka informuar se burri i saj nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 në fshatin Carrabreg u ultë, në Deçan.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se burri i saj viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/