Një grua ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 04.04.2024 rreth orës 11:00 në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/