Telegrafi

Zhduket një i mitur në Ferizaj, ka pesë ditë që nuk dihet vendnodhja e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici djalin  i cili rezulton i zhdukur që nga data 19.11.2022.

Sipas saj ajo nuk e di vendnodhjen e djalit të saj që nga ajo datë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur, më 19.11.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton policia./Telegrafi/