Telegrafi

Zhduket një grua me probleme mendore në Gjakovë

Foto: Arkiv

Një grua me probleme mendore është raportuar e zhdukur të martën në Gjakovë.

Policia njofton se rreth orës 09:30 një vajzë ka raportuar se nëna e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Gjakovë 13.12.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nëna e saj viktima femër kosovare (me probleme mendore) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/