Site icon Telegrafi

Zhduket një grua nga Drenasi, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të zhdukur.

Me datë 27.10.2023, në polici është raportuar si e zhdukur, Shqipe Zekaj e lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve  si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh por deri më tani pa rezultat.

Policia thotë se ka kryer intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit dhe ka bërë kontrollimin e hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare.

Poashtu janë bërë kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura) si dhe analizimin dhe hetimin e çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, ka deklaruar Policia.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192./Telegrafi/

Exit mobile version