Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është zhdukur në komunën e Shtimes.
Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga lokacioni dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga lokacioni dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/