Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua në Rahovec.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rastin e ka raportuar bashkëshorti, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër K-Shqiptare me datën 16.01.2020 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, kohëve të fundit ka raportuar për një numër të madh të personave të cilat janë larguar nga shtëpitë e tyre./Telegrafi/