Një person ka informuar Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit të PK-së, ankuesi mashkull ka njoftuar për rastin pasditen e së dielës.
Rasti është duke u hetuar, ndërkaq në raport thuhet se i njëjti ka ndodhur në lagjen Dardania.
“Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/