Telegrafi

Zhduket një grua në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

Një grua raportohet të jetë zhdukur në Prishtinë, ndërsa familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta gjejnë atë.

Në grupin “Network Prishtina”, është bërë njoftimi derisa kanë njoftuar se gruaja e humbur është e moshës  60-vjeçare dhe quhet Hyrë Zhegrova, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se gruaja ka dalë nga shtëpia më 29 korrik, rreth orës 07:00 dhe se më nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me personin e kërkuar mund të kontaktojnë familjën e saj në këtë numër kontaktues: 045502438 /Telegrafi/