Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:05, në Kaçanik.
Tutje thuhet se rasti është në hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/