Site icon Telegrafi

Zhduket një grua në Gjakovë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version