Telegrafi

Zhduket një grua me probleme psikike në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një grua ka dal nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, djali i gruas e cila është zhdukur ka raportuar se nëna e tij është me probleme psikike.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nëna e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/