Telegrafi

Zhduket një grua në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:15, në Ferizaj.

Tutje thuhet se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femer kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/