Një grua në Ferizaj është zhdukur nga data 29 nëntor.
Rastin e ka raportuar dje në stacionin policor burri i saj, i cili i ka thënë policisë se që nga dita e daljes së saj nga shtëpia, nuk di më gjë për vendndodhjen e saj.
Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin, njofton PK.
“Ferizaj, 29.11.2019-18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, përcjell Telegrafi.