Një person ka raportuar se të mërkurën rreth orës 09:30 kunata e tij (gruaja e vëllait i cili gjendet në Gjermani) bashkë me foshnjën e saj gjashtë muajsh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të enjten në Skenderaj.
Tutje bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30 -Më datë 05.10.2023 në stacion të policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri më tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/