Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është raportuar e zhdukur në Gjilan.
Sipas raportit, rasti është paraqitur më 25 qershor.
Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj, ndërkaq policia është duke hetuar.
“Gjilan 25.06.2021 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/