Site icon Telegrafi

Zhduket një femër në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemajl Stafa”, Prishtinë, më 26 nëntor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer më”.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version