Telegrafi

Zhduket një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se është raportuar se një femër në Prishtinë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.

Sipas raportit policor për zhdukjen e saj kanë raportuar anëtarët e familjes.

Raporti policor:

PERSON I ZHDUKUR
• Prishtinë 04.11.2019-13:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se motra e saj viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
• Prishtinë 31.10.2019-12:00. Me 05.11.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e vëllait të tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj./Telegrafi/