Telegrafi

Zhduket një femër në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një femër në Gjilan.

Policia bën të ditur se rastin e ka raportuar bashkëshorti i saj, transmeton Telegrafi.

“Me 02.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/