Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
“06/07.09.2021- Më 07.09.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/