Një person ka raportuar se motra e tij e cila ka probleme psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, viktima femër kosovare -motra e tij, e cila ka probleme psikike ka dalë nga shtëpia, dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet nw raport. /Telegrafi/