Një person (femër) ka raportuar se një femër është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50, në Ferizaj.
Tutje në raport, bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/