Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndoshjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 18.03 të këtij viti në fshatin Bibaj, në Ferizaj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/