Site icon Telegrafi

Zhduket një e mitur në Viti

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se motra e tij (e mitur) me probleme psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:00, në Viti.

Siç thuhet në raport, sipas ankuesit kjo nuk është hera e parë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  motra e tij-viktima femër kosovare (e mitur) me problem psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit, kjo nuk është hera e parë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version