Një person ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Prizren 19.11.2024 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/