Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:40 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/