Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 në rrugën “Shote Galica”, në Gjakovë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Shote Galica, Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/