Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë nga shtëpia e saj në Fushë Kosovë dhe nuk është kthyer që nga data 8 mars.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga nëna e vajzës, dy ditë pas zhdukjes.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.03.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, me 10.03.2022 ka raportuar se vajza e saj e mitur për shkaqe ende të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/