Një person raportohet se është zhdukur të hënën e 3 korrikut në Prishtinë.
Policia njofton se një grua ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Prishtinë 03.07.2023 – 07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka sugjeruar të iniciohet rast. /Telegrafi/