Valon Pupovci nga Peja, 46 vjeçar, që pesë ditë është zhdukur dhe familja nuk kanë informata për vendndodhjen e tij.
Familjarët e Valonit thanë për Insajderin se ai vuan nga një sëmundje psikike dhe pothuajse që dy vite ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime.
Sipas familjarëve, para pesë ditëve Valoni ka ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë.
Por me datën 14 qershor ka hipur në autobus për Prishtinë dhe që nga ai moment nuk kanë informacione më për të.
“Valon Pupovci 02.07.1978 i lindur Pejë. Personi vuan nga një sëmundje psikike për këtë arsye që afër 2 vite është pjesë e qendrës rehabilituese ne Shtime por para pesë dite ka ikur nga aty dhe ka ardhur në Pejë. Por pastaj ka hipur në autobus për në Prishtinë, më datën 14.06 dhe që nga ai moment nuk dihet më për të”, tha familjari i tij.