Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Pejë. Rasti u raportua rreth orës 17:20 nga një burrë kosovar, i cili njoftoi autoritetet për zhdukjen e një burri tjetër kosovar.
Sipas informatave të para, ankuesi ka kontaktuar menjëherë policinë pasi kishte humbur çdo kontakt me viktimën.
Detajet lidhur me rrethanat e zhdukjes nuk janë ende të qarta, por policia dhe prokuroria janë vënë në dijeni për rastin dhe kanë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin e lartcekur lidhur me viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/