Site icon Telegrafi

Ishin në pishinën e Gërmisë, zhduket 8-vjeçari

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e saj 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, në rrugën “Shpëtim Rrobaj”, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri  për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/  

 

 

Exit mobile version