Një burrë i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur të premten mbrëma.
I njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, ndaj për gjetjen e tij është angazhuar Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Personi i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur mbrëmë. Menjëherë kemi nisur të bëjmë verifikime dhe kemi parë se kontakti i tij i fundit ka qenë afër lumit Ibër. Ndaj, Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/