Site icon Telegrafi

Zhduket një 4-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

Foto ilustruese

Një fëmijë 4-vjeçar nga fshati Akrashticë të Vushtrrisë, është zhdukur pasditën e së hënës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas Policisë, dyshimet e para çojnë tek kanali i Ibër-Lepencit.

Pas marrjes së informatës, ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij”.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionin e kërkimit. Ata e kanë përfshirë një perimetër goxha të gjerë të kërkimit dhe mbetet të shihet tutje”, ka deklaruar Zahiti./Telegrafi/

Exit mobile version