Telegrafi

Zhduket një 34 vjeçar në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një personi në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, ankuesja femër ka njoftuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

I njëjti është larguar nga shtëpia më 16 tetor të këtij viti rreth orës 17:30.

Nga polica e Gjakovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se viti i lindjes së viktimës është 1988. /Telegrafi/