( E plotësuar) Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë nisur hetimet rreth zhdukjes së 30 vjeçarit në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se janë duke trajtuar rastin.
“Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Policia është duke ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e rastit”, tha ai.
– – – – – – – – – – – – – – – — – – – – – – – – –
Arben Beselica, 30 vjeçar nga Komuna e Prishtinës raportohet të jetë zhdukur që nga dita e hënë.
Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Vëllai i tij, Ilir Beselica, konfirmoi për Telegrafin se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.
“Dje në mëngjes ka dalë dhe nuk është kthyer më, rastin e kemi raportuar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai.
Ai bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024. /Telegrafi/